bodrum escort bayanizmir escorthttps://diaafootball.com/www.dennistx.comgaslampdm.comCanlı Casino Siteleri - Sahabet, Casino ve Sahabet Girişwww.apvolleyball.comankara escortkadıköy escortpendik escortbostancı escortgaziantep escortgaziantep escortankara bayan escortataşehir escortfeelingbet casinoMrXbet casinoGoodman casinoAzur casinoMebbistrendyol indirim koduCasibombetpark girişAvcılar Escortslot siteleri https://en-iyi-10-slot-siteleri.comstarzbet adamsah.nettipobet7slotsgrandbettingtruvabetbahiscasinotarafbetbahiscommariobetbetistmarkajbetbetinematadornetcasibombelugabahisbetebet1xbetasyabahiscasinovalediscountcasinoelexbetfavoribahisbahiscombahiscombelugabahisbelugabahisbetistbetistceltabetceltabetklasbahisklasbahismariobetmariobetrestbetrestbettarafbettarafbettipobettipobetcasibomcasibomcasibomcasibomstarzbetsahnebetlimanbetredwinmatadorbetmatadorbetbetkombetkomcasibomcasibomcasibomcasibom7slotsbahigobahis1000bahisalbaymavibaywinbetexperbetkanyonbetkolikbetkombetlikebetmatikbetnisbetonredbetorspinbetparkbetperbetroadbetsatbettiltbetturkeybetvole24wincratosslotelitbahisfavorisenfunbahisgorabethilbetikimisliimajbetintobetjasminbetjetbahiskralbetligobetlordbahismarsbahismeritkingmilanobetmobilbahismostbetmrbahisneyinenoktabetnorabahisoleybetonbahisonwinorisbetparmabetperabetpiabetpinuppokerbetapusulabetredwinrexbetromabetsahabetsavoybettingbetkombahis siteleriblackjack siteleriCasinoBonanzacasino bonanzadeneme bonusurulet sitelerisweet bonanzacasino sitelericasino sitelericasino sitelerisupertotobettulipbettumbetpadisahbetvdcasinovenusbetwinxbet7slotsasyabahisbahis1000bahisalbahsegelbaywinbetebetbetexperbetkolikbetmatikbetonredbetorspinbetroadbettiltbetturkeybetvolecasibomcratosslotdumanbetelitbahisextrabetfunbahisgorabetgrandpashabethilbetimajbetjasminbetkalebetkralbetlimanbetmaltcasinomarkajbetmatbetmilanobetmobilbahismostbetgirisneyinenorabahisonwinpalacebetparmabetperabetpokerbetaredwinrexbetrokubetsahabetsavoybettingtarafbettruvabettumbetxslotartemisbitbaymavibetebetbetkolikbetkombetperbettiltceltabetimajbetklasbahisligobetlimanbetmariobetmatbetneyinesahabetbodrum escortistanbul escort bayanmarsbahiscasibomSekabet Imam Kurtubiu

Koloset e tefsirit

Imam Kurtubiu

Imam Kurtubiu

dhe tefsiri i tij

“EL XHAMIU LI AHKAMI-L KUR’AN…”

 

Biografi e shkurtër

Imam Kurtubiu u lind në Kordobë të Andaluzisë-Spanjë, por viti i lindjes së tij nuk dihet saktësisht. Mësimet e para i mori prej dijetarëve më eminentë të kohës, kështu që me kalimin e kohës u radhit edhe vetë në mesin e atyre më të shquarve. U dallua në sferën e tefsirit, fikhut, hadithit, akaidit dhe gjuhës arabe.

Emri i plotë i tij është Muhammed ibn Ahmed ibn Ebi Bekr ibn Ferh el-Ensarij el-Hazrexhij el-Endelusij Ebu Abdullah el-Kurtubij.

Cilësitë dhe virtytet që stolisnin karakterin e këtij dijetari të madh, bënë që ai të ishte i dashur nga njerëzit, po njëkohësisht të gëzonte respekt të thellë edhe ndër dijetarë, sepse gjuha e tij në asnjë moment nuk ishte e ashpër ndaj ndonjërit prej dijetarëve. Madje ai ishte aq tolerant, saqë kur shihte se mendimi i dijetarëve të ndonjë medhhebi tjetër ishte më i arsyeshëm, e pranonte pa hezitim.

Në kohën e tij, kultura dhe qytetërimi islam ishin në zenit, e po ashtu edhe qyteti i Kordobës ishte qendër e dijes në tërë Andaluzinë, kështu që Kurtubiu dhe dijetarët e tjerë shfrytëzuan maksimalisht këto kushte të mira për studimin e shkencave islame.

Një fat i mirë i Kurtubiut po edhe i dijetarëve të tjerë të kohës së tij ishte fakti se halifja i muslimanëve të Andaluzisë, Muhammed bin Tumerti, ishte edhe vetë një prej dijetarëve të shquar të kohës, kështu që dinte të vlerësonte lart kontributin e dijetarëve të mëdhenj.

Pas një kohe, Kurtubiu u shpërngul në Egjipt, në El-Minja, në veri të Asjutit, ku jetoi deri në vdekje, në vitin 671 h.-1273 e.r.[1]

 

Mësuesit e Kurtubiut

Rrethanat e volitshme ku jetoi dhe punoi Kurtubiu, patën ndikim të drejtpërdrejtë në formimin e personalitetit të tij si dijetar, meritat e të cilit në tefsir i vlerësuan lart të gjithë dijetarët islamë nëpër shekuj.

Qe fati i tij, që të kishte kontakte të ngjeshura me dijetarë të shumtë islamë, nga të cilët si mësues të tij të drejtpërdrejtë do të përmendnim:

- Ebu Muhammed Abdul-Vehhab ibn Revaxh el-Iskenderani el-Malikij (vdiq 648.h) – ishte muhaddith i njohur.

- Behaud-din ebul-Hasan Ali ibn Hibetullah ibn Selame el-Misrij esh-Shafi’ij, i njohur më shumë si: Ibnul-Xhummejzi (vdiq 649 h.) – dijetar me nam në hadith, fikh dhe kiraete.

- Ebul-Abbas Ahmed ibn Umer ibn Ibrahim el-Maliki el-Kurtubij (vdiq 656. h.) – komentuesi i Sahihut të Muslimit.

- El-Hasan ibn Muhammed ibn Amruk et-Timi en-Nisaburi ebu Ali Sadru-d-din el-Bekri (vdiq 656. h.).

Përveç prej këtyre mësuesve, para të cilëve mori njohuri, nga veprat e Kurtubiut shohim se ai ishte ndikuar në një masë të madhe edhe nga dijetarët si Ibn Xherir et-Taberi (vdiq 310. h) – një dijetar i shquar islam në tefsir, fikh dhe histori; Ali Ibn Muhammed el-Maverdi (vdiq 450. h.) – po ashtu dijetar i shquar, Ebu Bekr ibnul-Arebi (vdiq 543. h.) – dijetar i madh i Andaluzisë, po ashtu dijetar i madh i tefsirit, posaçërisht i atij juridik; Abdul-Hakk Ibn Atijje el-Endelusi (vdiq 542. h.) – i njohr për tefsirin e tij të famshëm “El-Muharrerul vexhiz…”, dhe Ebu Xha’fer en-Nehhas.

Në lidhje me aftësitë shkencore të Kurtubiut, dëshmojnë fjalët e thëna nga shumë dijetarë të tjerë pas tij, të cilët e lavdëruan veprën e tij. Ndër të tjera, Imam Dhehebiu ka thënë: “Kurtubiu ka qenë imam i përpiktë dhe dijetar i gjithanshëm. Ka shkruar vepra të vlefshme, të cilat vërtet dëftojnë për aftësitë e tij…”[2]

Prej tefsirit të Kurtubiut gjetën frymëzim edhe shumë dijetarë të tjerë duke përdorur citate nga tefsiri i tij. Një i tillë ishte Ebu Hajjan el-Endelusi (vdiq 754. h.) - po ashtu një dijetar i madh i Andaluzisë islame, pastaj i famshmi Ibn Kethiri (vdiq 774. h.) – si dhe Muhammed ibn Ali esh-Shevkaniu (vdiq 1255 h.) – autor i tefsirit të mirënjohur “Fet’hul Kadiir”

 

Veprat e Kurtubiut

Kurtubiu shkroi vepra të mëdha, shumë prej të cilave edhe sot e kësaj dite botohen në tirazhe të ndryshme anekënd Botës Islame. Prej veprave të tij më të njohura, do të veçonim:

  1. “El Xhamiu li ahkamil Kur’ani vel mubejjinu lema tedammenehu mines-sunneti ve ajil Furkani” – tefsiri i tij i mirënjohur që konsiderohet si një ndër veprat më madhështore të shkruara ndonjëherë në sferën e tefsirit juridik, në të cilin, të shumtën përfaqëson mendimet e Imam Malikut, medhhebin e të cilit e pasonte.[3]
  2. “Kam’ul-hirsi bi-z-zuhdi vel-kana’ah”;
  3. “El-Esna fi sherhi Esmai-l-lahil-Husna”;
  4. “Et-Tedhkiretu fi efdali-l-edhkari”
  5. “Et-Tedhkiretu bi ahvali-l-mevta ve umuril ahireti”
  6. “Et-Takrib li kitabi-t-temhid”
  7. “Sherhu-t-tekassi”
  8. “El-I’lam bima fi dini-n-nesara minel-mefasidi ve-l-evham ve idh’haru mehasini dini-l-islam”
  9. “Er-Risaletu fi elkabi-l-hadis”
  10. “Kitabul-akdijeh”
  11. “El-Misbah fi-l-xhem’i bejnel-ef’ali ve-s-sihah”
  12. “El-Muktebes fi sherhi Muvetta’ë Malik ibn Enes”[4]

 

Tefsiri i Kurtubiut

“EL XHAMIU LI AHKAMIL KUR’AN…”

Tefsiri i Kurtubiut është një tefsir i vlerësuar shumë lart nga ana e dijetarëve. Meqenëse Kurtubiu kishte vërejtur shumë mangësi në tefsiret e shkruara para tefsirit të tij, u mundua t’u shmangej atyre lëshimeve, gjë që në masë të konsiderueshme edhe ia arriti. P.sh. ai sjell shkaqet e zbritjes së ajeteve, kiraetet, bën analizën gramatikore të ajeteve, sqaron disa terminologji kuranore që rëndom kuptohen vështirë nga masa e rëndomtë e lexuesve, shpeshherë mbështetet në rregulla gjuhësore-gramatikore, e disa kuptime mundohet t’i ilustrojë edhe nëpërmjet vargjeve poetike. Ai shpesh kritikon dhe demanton qëndrimet e mu’tezilës, të kaderinjve, të shiinjve, të filozofëve dhe të sufinjve ekstremë.

Kurtubiu, pothuaj nuk sjell fare tregime dhe as legjenda israilate, siç kishin vepruar shumë mufesirë para tij. Ai vetëm në disa raste të pakta sjell ndonjë rrëfim të tillë, më shumë për ta demantuar, jo më shumë. Për të gjitha këto karakteristika që e veçojnë këtë tefsir, Ibni Ferihuni ka thënë: “Ky është ndër tefsirët më madhështorë dhe ndër më të vlefshmit. Ai nuk e ka rënduar këtë tefsir me ngjarje e ndodhi historike, veçse në të ka sqaruar në mënyrë të përpiktë dispozitat kuranore, kiraetet, aspektet gjuhësore, ajetet nasih dhe mensuh, pastaj shkaqet e zbritjes etj.”[5]

Vetë Kurtubiu qysh në fillim të tefsirit të tij, na bën me dije se ç’e kishte shtyrë që t’i qasej komentimit të Librit të Allahut, kur thotë: “Meqenëse Libri i Allahut është burim gjithëpërfshirës i të gjitha shkencave (diturive), libër të cilin besniku i qiellit (Xhibrili a.s.) ia përcolli besnikut të Tokës (Muhamedit a.s.), e pashë të arsyeshme që tërë jetën time të preokupohem me të, duke iu përkushtuar kësaj pune me tërë fuqinë time. Vendosa që në këtë tefsir të sqaroj shkurtimisht disa aspekte gramatikore (sintaksore dhe morfologjike), kiraetet, demaskimin e mohuesve dhe të të humburve, shkaqet e zbritjes, dispozitat ligjore juridike etj....

Kjo vepër (ky tefsir) do të jetë për mua si këshillues (kujtues) në këtë botë, rezervë imja në momentin e vdekjes dhe shpresoj si vepër e mirë në Ahiret…. Kushti që i kam vënë vetvetes si detyrim, është që t’i bashkoj, t’i sjell dhe t’i sqaroj thëniet deri tek burimi i parë (deri tek ai që i ka thënë), dhe hadithet deri tek ai që i ka transmetuar dhe tubuar (klasifikuar). Shpeshherë, nëpër librat e fikhut dhe të tefsirit, kemi hasur hadithe të panjohura, të cilat nuk dihet se kush i transmeton dhe kush i ka klasifikuar, që lexuesin e sjellin në huti dhe lajthitje, kështu që ai nuk është në gjendje të bëjë dallimin ndërmjet hadithit të dobët e të papranueshëm dhe atij të vërtetit (sahih), e qitja në dritë e këtyre gjërave për mua është shkenca më madhore…. Në këtë tefsir nuk do të sjell  shumë prej tregimeve dhe mendimeve të mufesirëve para meje, përveç kur kjo është e domosdoshme, për hir të sqarimit. Kujdes të posaçëm do t’i kushtoj sqarimit të ajeteve dispozita, duke nxjerrë urtësitë prej secilit ajet, e duke u shtuar këtyre komentimeve çështje që kanë të bëjnë me shkaqet e zbritjes, sqarimet e fjalëve dhe sqarimin e dispozitave juridike që përmban ai ajet. E kur të has në ajete që nuk përmbajnë dispozita juridike, atëherë do të mjaftohem vetëm me komentimin e domethënies së tij. Kështu do të veproj gjatë tërë komentimit të Kur’anit, të cilin komentim e quajta “El Xhamiu li ahkamil Kur’ani vel mubejjinu lema tedammenehu mines-sunneti ve ajil Furkani”.[6]

Dhe vërtet, me sa vërehet nga fletët e këtij tefsiri, shihet se Kurtubiu i plotësoi këto kushte, dhe në trashëgiminë e thesarit islam na ka lënë një visar tepër të çmueshëm, nga i cili duhet të përfitojmë ne dhe gjeneratat e ardhshme islame.

Para se të hynte në komentimin e Besmeles, Kurtubiu tefsirit të tij i bënte një hyrje prej rreth 100 faqesh, në të cilën shtjellon shumicën e temave në lidhje me shkencat kuranore dhe me disa tema nga sfera e tefsirit. Ai në hyrjen e tij ka shtjelluar këto tema:

- Vlera e Kur’anit, vlera e atij që e mëson-studion dhe vlera e atij që punon sipas tij;

- Si të mësohet-studiohet Kur’ani, dhe në këtë rast çfarë është e papëlqyeshme dhe çfarë është e ndaluar;

- Tërheqja e vërejtjes së njohësve të Kur’anit dhe shkencave islame për dyfytyrësinë;

- اfarë duhet të jetë ai që e mëson dhe e studion Kur’anin;

- Vlera e komentimit të Kur’anit;

- Si duhet treguar respekt dhe madhërim ndaj Kur’anit;

- Transmetimet në lidhje me ata që e komentojnë Kur’anin sipas hamendjes, kategoritë e mufesirëve dhe llojet e tefsirit;

- Komentimi i Kur’anit me Synet;

- Si duhen studiuar dhe kuptuar Kur’ani dhe Syneti;

- Shpallja e Kur’anit në shtatë dialekte;

- Kodifikimi i Kur’anit dhe përshkrimi i tij në kohën e Osmanit r.a.;

- Përgjigjja ndaj rafidinjve në lidhje me mendimet dhe qëndrimet e tyre rreth Kur’anit;

- Radhitja e ajeteve, e kaptinave, numri i shkronjave dhe numri i fjalëve e i ajeteve në Kur’an;

- A ka në Kur’an fjalë joarabe;

- Mrekullia dhe sfida kuranore;

- Hadithet mbi vlerën e disa kaptinave kuranore;

- Komentimi i “Istiadhes”, dhe në përfundim të kësaj hyrjeje fillon komentimin e “Besmeles”.

F.v. në kapitullin “Çfarë duhet të jetë ai që e studion Kur’anin”, Kurtubiu jep shumë këshilla dhe sqaron disa rregulla të cilave duhet t’u përmbahet ai që e mëson-studion Kur’anin. Ndër të tjera, ai thotë: “Ka thënë Abdullah ibn Amri: “Hafizi i Kur’anit nuk duhet t’i shoqërojë ata njerëz që flasin fjalë të pakontrolluara, nuk duhet të jetë i padijshëm, por duhet të jetë i mëshirshëm dhe të falë për hir të Kur’anit që e mban në mendje dhe në zemër… Ai po ashtu duhet të ruhet nga çdo gjë që është e dyshimtë, t‘i shmanget qeshjes dhe fjalëve të panevojshme e të pavlera aty ku mësohet Kur’ani…, veçse duhet të sillet njerëzishëm e me plot dinjitet. Ai duhet të jetë i sjellshëm me të varfrit, ta largojë mendjemadhësinë, të largohet nga epshet e kësaj bote aq sa të ketë mundësi, t’u shmanget në çdo rast grindjeve dhe dialogëve që nxejnë gjakrat, por të jetë i butë dhe i qetë. Hafizi i Kur’anit duhet të jetë prej atyre që nuk i dëmtojnë të tjerët… Hafizi i Kur’anit duhet t’i studiojë dhe mësojë rregullat dhe dispozitat kuranore si dhe të kuptojë se çfarë dëshiron Allahu prej tij, çfarë i ka vënë në ngarkesë si obligim, dhe këto dispozita të dijë t’i shfrytëzojë në kohë e në vend të duhur. Sa keq është për atë dijetar që e di Kur’anin përmendsh, të lexojë ajete nga ai e të mos e kuptojë se çfarë obligimesh dalin prej tyre…”[7]

Kurtubiu në tefsirin e tij i komenton të gjitha ajetet kuranore, ashtu siç janë të radhitura në Mus’haf, por ajeteve që kanë të bëjnë me dispozita, u kushton rëndësi të veçantë, duke sjellë mendimet e dijetarëve të katër shkollave juridike islame. Kjo zaten është arsyeja që ky tefsir të konsiderohet si tefsir juridik, sepse ajeteve dispozita u kushton më shumë vëmendje.

Pas përmendjes së ndonjë ajeti, Kurtubiu menjëherë tregon se sa tematika dhe çështje shtjellon ai ajet, dhe këto çështje pastaj i elaboron një nga një. Këtë e bën duke hyrë edhe në detaje shumë të imëta, dhe mu për këtë arsye tefsiri i tij është mjaft i vëllimshëm, 20 vëllime. F.v. gjatë komentimit të fjalës “Eudhu bil-lahi mine-sh-shejtani-rr-rraxhim” ai shtjellon 12 çështje të ndryshme, kurse gjatë komentimit të “Bismil-lahi Rrahmani-Rrahim” ai shtjellon 27 çështje të tilla, kurse komentimin e “Fatiha”-së e ka shtjelluar gjerësisht në 45 fletë.

 

Maturia e Kurtubiut dhe toleranca e tij në medhheb

Mufesirët bashkëkohorë flasin me admirim e pietet për Kurtubiun, dhe theksojnë tolarancën (mosshfaqjen e fanatizmit) dhe mosanimin e tij nga medhhebi malikij, të cilit i takonte. Përkundrazi, maturia dhe paanshmëria e tij i bëri emër dhe nam, si në mesin e dijetarëve, ashtu edhe në masën e gjerë.

Kjo është një veti vetëm e dijetarëve të mëdhenj. Në lidhje me këtë, Muhammed Husejn Dhehebiu thotë: “Virtyti më i mirë i këtij dijetari është se ky nuk ishte i njëanshëm në medhhebin e tij malikij, por i hulumton edhe mendimet e dijetarëve të tjerë dhe shpesh ndodh që ta përkrahë mendimin e tjetrit drejtim juridik”.

Këtë paanshmëri të tij e shohim gjatë sqarimit të çështjes (meseles) së 16 gjatë komentimit të ajetit 43 të sures “El-Bekare”:

وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ وَارْكَعُوا مَعَ الرَّاكِعِينَ 

“Faleni namazin e jepeni zekatin dhe faluni me ata që falen (bini në rukuë me ata që bien)”.

kur bën fjalë rreth mundësisë së daljes si imam të fëmijës 6-7 vjeç.

Ky, pasi cek mendimet e dijetarëve rreth lejimit a moslejimit të këtij veprimi, thekson se imam Maliku është kundër asaj që i vogli të dalë si imam edhe në qoftë se di të këndojë mirë Kur’an. Por Kurtubiu në këtë rast nuk pajtohet me imamin e medhhebit të tij, sepse ky kishte gjetur argument se një gjë e tillë, megjithatë, në raste të domosdoshme, lejohet, dhe thotë se fëmija mund të dalë si imam nëse lexon Kur’an rrjedhshëm sipas rregullave të texhvidit. Për ta vërtetuar këtë mendim të tij, ai sjell një transmetim që e cek Buhariu në Sahihun e tij nga Omer bin Seleme, kur ky si fëmijë 6-7 vjeç kishte dalë imam i fisit të tij, pasi e dinte Kur’anin më së miri prej tyre, atëherë kur shumë fise arabe kishin pranuar Islamin në fillet e para pas çlirimit të Mekës. Atëbotë i Dërguari i Allahut kishte dërguar misionarë të shumtë nëpër fiset arabe që t’ua shpjegonin fenë islame dhe mënyrën e faljes së namazit. Njëri prej atyre mësuesve fetarë kishte porositur fisin e Omerit që, kur të falej namazi, të thirrej ezani dhe imam të dalë ai që di më së shumti nga Kur’ani...”[8]

Ose kur e komenton ajetin 187 të sures “El-Bekare”:

وَكُلُوا وَاشْرَبُوا حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الْأَبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الْأَسْوَدِ مِنَ الْفَجْرِ

“...Dhe hani e pini derisa të dallohet qartë peri i bardhë (zbardhëllima në horizont) nga peri i zi (errësira) në agim”.

Në çështjen e 12, prej dispozitave të këtij ajeti cek mospajtimet e dijetarëve rreth dispozitës së atij që ha nga harresa në ndonjë prej ditëve të Ramazanit.

Pasi cek mendimin e Malikut se ai që ha nga harresa kur është agjërueshëm, patjetër duhet ta kompensojë atë ditë, Kurtubiu nuk pajtohet me këtë mendim të tij dhe thotë: “Imamët e tjerë pos Malikut kanë thënë se ai që ha nga harresa, nuk e ka prishur agjërimin. Vërtet kjo është më e saktë, sepse këtë mendim e kanë edhe “xhumhuri”, të cilët kanë thënë se agjërimi i atij që ha nga harresa, është i plotë dhe nuk ka “kaza” (kompensim)”, duke u mbështetur në një hadith që transmeton Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nëse agjëruesi ha dhe pi nga harresa, atëherë ky është rrisk (ngopje dhe shuarje e etjes) për të nga ana e Allahut”, dhe nuk ka nevojë për kompensim, ndërsa në një version tjetër të këtij hadithi, të cilin e ka cekur edhe Darekutni, dhe për zinxhirin e transmetuesve të tij thotë se është i besueshëm, thuhet: “…le ta plotësojë agjërimin e tij, sepse Allahu e ka ushqyer dhe ia ka shuar etjen!”[9]

Kur është fjala për qëndrimin e Kurtubiut ndaj imamëve të tjerë, vërehet se ndaj tyre ky mban një qëndrim vërtet dinjitoz siç i ka hije një dijetari. Ai të shumtën e sulmon Ibnul Arebiun (i cili po ashtu ishte pasues i medhhebit juridik të malikinjve) për fjalët e tij të ashpra e të pakontrolluara kundër dijetarëve të tjerë të jurisprudencës islame.

Ky është tefsiri i Kurtubiut në pika të shkurtra. Në të ai, pa paragjykime, bëri hulumtimet dhe komentimet kuranore, posedonte një kulturë të shkëlqyer prej dijetari kur bënte ndonjë kritikë, si f.v. ndaj mu’tezilëve, kaderinjve, rrafidinjve, filozofëve, sufinjve ekstremë etj., përmbahej nga fjalët e vrazhda gjatë dialogëve-polemikave me ta, pastaj ishte njohës i madh i tefsirit pothuajse në çdo aspekt, dhe i shkathët në çdo lëmë për të cilin bën fjalë.[10]

Allahu e mëshiroftë!

 --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

[1] Hafidh Shemsuddin ed-Davudi “Tabekatu-l-mufesirin”, vëll. II, fq. 65, Kajro, 1994.

[2] “Tabekatul mufessirin”, vëll. II, fq.66.

[3] Ky Tefsir për shekuj të tërë ka qenë vetëm dorëshkrim, dhe mezi shtë botuar në gjysmën e dytë të shekulli XX.

[4] Dr. Muhammed Husejn Edh-Dhehebi “Et-Tefsir vel mufessirune”, vëll. II, fq. 438, Kajro 1985.

[5] “Ed Dibaxhul Mudhehheb”, fq. 317, - fusnotë e cituar nga “Tabekatul mufessirin” vëll. II, fq. 66.

[6] Tefsiri i Kurtubiut, vëll. I. fq. 2-3, Bejrut, 2006

[7] Tefsiri i Kurtubiut, vwll. I, fq. 37-39

[8] Tefsiri i Kurtubiut, vëll. I, fq. 303.

[9] Tefsiri i Kurtubiut, vëll II. Fq. 322

[10] “Et-tefsir vel mufessirune”, vëll. II, fq. 447

Kryesia e BIRK - ut

Bislame.net

Dituria Islame

Tanzil.net

Online

Kemi 29 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kalendari

السبت 18 شوّال 1445
E shtunë Shawwal 18 1445
E shtunë Prill 27 2024

Koloset e tefsirit

IMAGE Shihabud-din Mahmud el Alusi (1217 h.-1270 h)
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Shihabud-din Mahmud el Alusi (1217 h.-1270 h) dhe tefsiri i tij  “RUHUL MEANI FI TEFSIRIL KUR’ANI-L ADHIM VE-S-SEB’IL METHANI”    ... Read More...
IMAGE Muhammed Reshid Rida
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Muhammed Reshid Rida dhe tefsiri i tij TEFSIRUL KUR’ANIL HAKIM i njohur si “TEFSIRU-L-MENAR”   Muhammed Reshid Ridaja i takon plejadës së... Read More...
IMAGE Kadi el Bejdaviu
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Kadi el Bejdaviu dhe tefsiri i tij “ENVARU-T-TENZILI VE ESRARU-T-TE'VILI”   Biografia e tij Emri i tij i plotë është Abdullah ibn Umer ibn... Read More...

Sabri Bajgora -Hytbeja e Kurban-Bajramit 2011