ataşehir escortfeelingbet casinoMrXbet casinoGoodman casinoAzur casinotipobet7slotsdeneme bonusuistanbul escortdeneme bonusucasibomÇeşme escortankara escortistanbul escortJojobetcasibom girişcasibomholiganbetsupertotobet yeni girissupertotobet guncel girisotobet kayitcasibomkocaeli escortcasinolevantbettiltmatbetonwinonwin girişbetciopusulabet girişpusulabet girişbetexperdumanbet güncel girişdinamobet güncel girişbetebet girişnakitbahis güncel girişsultanbetyouwinjojobet güncel girişcasibom güncel girişpinbahis güncel girişrestbet güncel girişartemisbet güncel girişpinbahis güncel girişpinbahis güncel girişgrandpashabet güncel girişmatadorbet güncel girişholiganbet güncel girişmarsbahis giriş günceljojobet güncel girişonwin güncel girişsahabet güncel girişjojobetholiganbet güncel girişcasibomjojobetwinxbetbetpasyouwinyouwinkingroyal güncel girişbetcio güncel girişyouwingoldenbahismeritbet güncel girişkralbet güncel girişmadridbet güncel girişotobet güncel giriştipobet güncel giriştrendbet güncel girişmeritbet güncel girişmeritbet güncel girişbetkanyon güncel girişbetturkey güncel girişbetkanyon güncel girişvaycasino güncel girişmeritking girişcasibomcasibom güncel girişsuperbetinkulisbet güncel girişbetturkey girişasyabahis güncelcasibomgalabetdumanbettrendbetjojobetbetparkjojobetcasibom giriş betpark girişselçuksportscasibom girişcasibomhttps://www.turgok.org/casibom güncel girişbetturkeypusulabetjojobetcasinolevantcasinolevantcasinolevantmatbetsekabettürk ifşaMarsbahis güncel girişizmir escortdeneme bonusu veren bahis sitelerikumar sitelericanlı casino siteleriGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetcratosroyalbetGrandpashabetbetwooncasibom JojobetJojobetjojobet güncel girişholiganbet güncel girişimajbet güncel girişholiganbet güncel girişimajbet güncel girişbetcio güncel girişmarsbahis güncel girişjojobet güncel girişsekabet güncel girişpusulabet güncel girişgrandpashabet güncel girişjojobetpusulabetmarsbahismarsbahistempobetcasibomcasinomaxisultanbetyouwinjojobet girişcasibomjojobet girişcasibomjojobet girişbets10 girişjojobet girişcasibomGoldenbahisCasibom Casino Siteleribağcılar escortimajbetcasibomzlotextrabetimajbetonwinonwin girişextrabetjojobetgaziantep çatıbetkolik güncel girişjojobet girişmobilbahisbets10matadorbetsahabetgrandpashabetonwincanlı maç izlesekabetjojobetdeneme bonusu veren siteler forumholiganbetjojobetcasibomcanlı maç izlecasibom yeni girişzbahisjustin tvcasibom girişcasibom güncel girişbettiltmatbetimajbetsivas travesticasibom giriştürk pornocasibom güncel girişcasibomcasibom girişcasibom bonuslarcasibom mobil girişbedava bonus veren sitelerjokerbetPusulabet güncel girişselçuksportsklasbahis güncel girişcasibomcasibom girişhttps://www.kadikoyescortum.com/istanbul escortGoldbahisPerabetlimanbet güncel girişcasibom 726CASİBOMCASİBOM GİRİŞCASİBetzoneZlotKlasbahisMadridbetMadridbetMadridbetcasibom girişbuca escortcasibomportobet güncel girişcasibom girişbets10bets10 girişcasibomcasibomcasino siteleribets10 Sprovat Hyjnore

Komentime

Sprovat Hyjnore

Sprovat Hyjnore

“O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me falje (namaz) se vërtet Allahu është me durimtarët. E për ata që u mbytën në rrugën e Allahut mos thoni:janë të vdekur, Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre). Ne do t’ju sprovojmë me diçka prej frikës, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet (fëmijët), po ti jepju myzhde durimtarëve, të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi. Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”.  (El Bekare 153-157)

Allahu i plotfuqishëm e krijoi njeriun si krijesën më të përsosur dhe ia besoi mëkëmbësinë mbi sipërfaqen e Tokës. E dalloi prej të gjitha krijesave të tjera me dhuntinë e të menduarit e të logjikuarit, duke e lënë të lirë në çdo veprim të tij.

Ishte kjo drejtësia absolute hyjnore që askujt të mos i imponojë asgjë, por secili njeri në bazë të veprave të tij ta meritojë o shpërblimin o ndëshkimin e Tij.

Amanetin dhe barrën e rëndë të këtij misioni kaq të vështirë, të cilin e refuzuan qiejtë e toka, e mori përsipër njeriu, sepse vërtet meritoi përkujdesjen dhe mëshirën e Allahut.

Nisur nga kjo, Allahu xh.sh. i dërgoi njerëzimit, pejgamberë dhe libra të shenjtë vetëm e vetëm që njeriu të mos e humbas rrugën e udhëzimit hyjnor.

Afrinë dhe mëshirën e Allahut besimtari i vërtetë e i sinqertë e has në çdo moment kur është i gëzuar, por edhe kur është i dëshpëruar. Mu për këtë arsye, Allahu xh.sh. stolisi moralin e muslimanit edhe me një cilësi që njëherit është edhe atribut i Tij – me sabër (durim).

Në jetën tonë pesimizmi dhe humbja e shpresës nuk kanë vend. Ato janë cilësi të shejtanit, i cili u largua nga mëshira e Allahut xh.sh., vetëm për shkak të kryeneqësisë dhe arrogancës së shprehur ndaj urdhrave të të Lartmadhërishmit.

S’ka dyshim se jeta janë në këtë botë është një sprovim i rëndë, sprovim që duhet të na kalitë e të na e forcojë edhe më tepër imanin e të mos na e dobësojë shpresën e të na e thyejë moralin. Mbi të gjitha besimtari duhet të gjejë forcë e durim për të përballuar çdo vështirësi a pengesë në rugën e gjatë të realizimit të shpresave dhe idealeve të veta.

Koment:

“O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me falje (namaz) se vërtet Allahu është me durimtarët”

Ajeti në fjalë është një mesazh i çiltër hyjnor drejtuar besimtarëve të vërtetë për t’i vënë në dijeni se zemrat dhe mendjet e tyre duhet t’i kenë gjithmonë të lidhura te mëshira e pakufishme e Allahut, sepse vetëm Ai e meriton adhurimin e vërtetë dhe se vetëm prej Tij kërkohet ndihma për të përballuar çdo të papritur a fatkeqësi. Në Kur’an thuhet:

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë !”  (El Fatiha, 4)

Ai që u përmbahet këtyre normave do të jetë i shpëtuar në këtë botë dhe i shpërblyer e i graduar në botën tjetër.

Meqë Allahu i plotfuqishëm  e di se sfidat e jetës në këtë botë janë të vështira e të rënda për njeriun, Ai qysh në fillim i përforcon zemrat tona me këshilla përplot mëshirë e dhembsuri, duke na dëftuar se shpëtimi i vetëm është kërkimi i ndihmës prej Tij me durim dhe me namaz. Në durim ka ngadhënjim, në namaz ka shpëtim, e kur këto dy cilësi e stolisin shpirtin e besimtarit, kjo atëherë shpie deri në triumfin e vërtetë ndaj forcave të errëta  djallëzore.

Kjo tregon për vlerën dhe rëndësinë  e tij jetike për karakterin e besimtarit, ngase Allahu xh.sh. e di se rruga e udhëzimit hyjnor kërkon përpjekje të vazhdueshme për t’i përballuar të gjitha vështirësitë.

Lufta e vazhdueshme në mes engjëllores dhe djallëzores njeriun gjatë jetës në këtë botë shpeshherë e ballafaqon me sfida të papritura, të cilat mund të përballohen vetëm me sabër të vërtetë. Por nëse fatkeqësitë dhe dëshpërimet zgjasin, njeriu mund të humbë ndonjëherë edhe durimin e të ligështohet, nëse nuk e ka pranë vetes edhe një shtytës tjetër ndihmës. Mu për këtë arsye Allahu xh.sh. ia ka bashkangjitur durimit edhe namazin, i cili si ndihmëtar kurrë nuk të lë në baltë. Namazi është elani dhe forca që ripërtërit dhe çelnikos vullnetin e njeriut, është një lidhje që kurrë nuk mund të shkëputet-kjo është lidhj me Allahun xh.sh.- “Urvetul vuthka”. Në namaz prehet e qetësohet shpirti, dhe çdo gjymtyrë e ndien këtë. Namazi është sikur pika e vesës që freskon petalet e lules së vyshkur, është një rilindje e shpresave të zemrave të thyera e të lodhura nga vështirësitë.

Durimi (sabri) si “armë e fortë” e besimtarit është përmendur në Kur’an në 70 e ca vende. Sa për ilustrim do t’i cekim vetëm disa prej këtyre ajeteve:

“Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te Allahu është e përjetshme. E ne do t’u japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan” - ( En Nahl, 96)

“ O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgatitur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të Allahut” - (Ali Imran, 200)

Në këtë kontekst edhe Pejgamberi a.s. thotë:

“Durimi është gjysma e besimit”, pastaj, “Durimi është thesar prej thesarëve të xhenetit”.

Transmetohet nga Suhejb en Rrumi të ketë thënë:

“Ka thënë i Dërguari i Allahut: ”Është e çuditshme çështja e besimtarit, çdo vepër e tij i sjell mirësi. Nëse e arrin ndonjë e mirë (kënaqësi) e falënderon Allahun dhe kjo është gjë e mirë për të, po nëse e godet ndonjë fatkeqësi, bën durim (sabër) dhe po ashtu fiton mirësi”.

Fjalët e fundit në ajet: “...Vërtet Allahu është me durimtarët” do të thonë se Allahu xh.sh. është me durimtarët, i përkrah, i përforcon, i shoqëron dhe nuk i lë të kalojnë të vetmuar nëpër rrugën e sprovave të vështira, meqë e di se mundësitë psiko-fizike të njeriut janë të kufizuara.

Ai që Allahun e ka pranë (me vete), athua kush mund të jetë kundër tij? Ai që e gjen vetëm pranë mëshirës së Allahut, athua mund të humbë ndonjëherë ?!. Ai që përballon sfidat dhe të papriturat, me iman dhe përkushtim të plotë, duke bërë sabër dhe duke falur namaz, ai vërtet i ka të hapura dyert e mëshirës hyjnore.

Një thënie arabe thotë: “Duro ndaj intrigave të intrigantëve (të cilët bëjnë kurtha e dredhi), sepse durimi yt është vrastar për ta. Ndodh që zjarri nganjëherë ta hajë (djeg) vetveten, po qe se nuk gjen diçka përpara që ta përpijë”.

Këtu shihet se ekziston durimi ndaj kurthave të intrigantëve, por mund të ndodhë që armiku të jetë dinak dhe durimin e besimtarit ta keqpërdorë dhe ta konsiderojë si dobësi, kështu që i vërsulet dhe e sulmon edhe më me ashpërsi.

Për këtë Allahu xh.sh. thotë: “ Edhe ata që i godet e padrejta, i kundërvihen” - (Esh Shuura,  39).

Por, që të ketë ngadhënjim të vërtetë patjetër duhet të ketë edhe flijim, sepse vetëm kështu arrihet qëllimi, fitohet liria, plotësohet imani.

Allahu xh.sh. thotë: “ A mos menduat ju se do të hyni në Xhenet, e Allahu pa e ditur (pa u vërtetuar në praktikë) se cilët prej jush kanë luftuar dhe pa e ditur se cilët prej jush ishin të durueshëm” - (Ali Imran, 142)

Rruga deri te arritja e së vërtetës dhe e kuptimit të drejtë të misionit të njeriut në këtë jetë është e “shtruar” me durim dhe xhihad, është e stolisur anekënd me gjakun e shtrenjtë të dëshmorëve.

Nëse në durim ka jetë të shpirtrave, atëherë në flijim (rënie dëshmor - shehidllëk) ka jetë të plotë, çiltërsinë, pastërtinë dhe dlirësinë e së cilës nuk mund ta përlyejë asgjë.

Për këtë arsye Allahu xh.sh.  në vazhdim thotë:

“ E për ata që u mbytën në rrugën e Allahut mos thoni: janë të vdekur, Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre)”

          Lufta për lartësimin e idealeve islame, për lartësimin e fjalës së Allahut, kërkon flijime, e dëshmorët që flijohen për këto ideale janë njerëzit më të dashur te Allahu. Të tillët kurrë nuk vdesin, por janë të gjallë dhe të furnizuar prej Zotit fuqiplotë. Është një çështje tjetër që ne njerëzit e rëndomtë me kufizime shqisore nuk mund ta ndjejmë këtë gjallëri të përjetësisë së tyre. Kjo është vetëm në dijen dhe kompetencën e Allahut

          Për shkak se janë të gjallë te Allahu, dëshmorët nuk pastrohen siç pastrohen të vdekurit e rëndomtë. Pastrimi është vetëm për trupat e të vdekurve, kurse dëshmorët janë të pastër sepse edhe gjaku i tyre është i pastër dhe varrosen me ato rroba me të cilat kanë rënë shehidë.

          Sa i përket gradave dhe shpërblimeve të shehidit ato janë të shumta e të panumërta. Me rënien e pikës së parë të gjakut të tij në tokë, shehidit i falen të gjitha mëkatet, e sheh vendin e tij në xhenet, Allahu xh.sh. e mbron (fal) prej fitnes së natës së varrit, ka të drejtë të ndërmjetësojë (të bëjë shefat) tek Allahu për 70 vetë prej familjes (farefisit) së tij. Allahu xh.sh. ia vesh kurorën e nderit të zbukuruar me margaritarë, xhevahirë e gurë të tjerë të çmueshëm…

 “Ne do t’ju sprovojmë me diçka prej frikës, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet (fëmijët), po ti jepju myzhde durimtarëve. Të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi”

          Allahu xh.sh. e sprovon njeriun në këtë botë me lloj-lloj sprovash për ta testuar imanin dhe përkushtimin e robit të vet. Njeriu në momentet më të vështira e sheh veten se sa është afër apo larg Zotit.

Në këtë arenë të sfidave të vështira të jetës, shpirti njerëzor duhet të mësohet e të adaptohet. Besimi i paluhatshëm në Zotin përforcon shpirtin dhe zemrën e besimtarit për të përballuar  të gjitha sprovat për hir të idealeve fisnike.

Në momentet më të vështira neve nuk na mbetet ndihmës tjetër pos Allahut. Allahut që na krijoi dhe na sprovon por për këtë edhe na shpërblen me mirësitë e Tij të pakufishme. Ne të tërë jemi të Zotit. E tërë qenia dhe zemra jonë rrah vetëm për ta përfituar dashurinë e Tij. Vetëm tek Ai është kthimi, vetëm tek Ai është shpërblimi. Fatkeqësisht ka njerëz që në momentet vendimtare të sprovave bien nga provimi i imanit. Shpirtngushtësia e tyre i bën ata që ta humbin durimin e të thonë: Pse mua më ndodhi kjo gjë? Kjo gjendje më nuk durohet! Nëse ka Zot përse nuk po na ndihmon !, etj., duke vënë në pikëpyetje edhe vetë imanin e tyre.

Por besimtari i vërtetë e di mirë se të gjitha këto sprova të rënda janë në të mirë të tij.

Nga kuptimet shumëdimensionale të këtij ajeti: “Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet (fëmijët), po ti jepju myzhde durimtarëve “   shihet butësia dhe mëshira e Allahut, sepse sprova e Tij ndaj nesh është në diçka prej frikës, urisë, varfërisë, humbjes së familjes dhe të atyre që njeriu i konsideron fryte të zemrës së tij – fëmijët.

Allahu xh.sh., nuk tha  “… do t’ju sprovojë me frikë… por tha “me diçka prej frikës”, që do të thotë se frika dhe llahtaria e madhe do të jetë vetëm për pabesimtarët në Ditën e Gjykimit, atë ditë kur fytyrat e besimtarëve do të shkëlqejnë nga nuri.

Për pjesën e ajetit “...dhe nga frytet” mufessirët janë të mendimit se fjala është për vdekjen e fëmijëve të vegjël.

Në lidhje me këtë pjesë të ajetit. Muhammedi a.s. ka thënë:: “Kur robit i vdes ndonjë fëmijë, Allahu xh.sh. u thotë melaikeve – A ia morët shpirtin fëmijës së robit tim. Melaiket thonë po. Allahu prapë u thotë: Ia morët shpirtin frytit të  zemrës së tij? Melaiket thonë: po. Allahu xh.sh. thotë: Po çka tha në ato momente të vështira robi im? Melaiket thonë: Të shprehi falënderime Ty dhe tha:”Ne jemi të Allahut dhe  vetëm tek Ai kthehemi” .Atëherë Allahu xh.sh. thotë: Robit tim ndërtojani një pallat në xhenet dhe quajeni – shtëpia (pallati) e falënderimit - hamdit”.

Fundja, pas çdo sprovimi pason edhe shpërblimi. Këtë e pohon vetë Allahu xh.sh. kur thotë: “Jepju myzhde durimtarëve (Përgëzoi durimtarët)”.

          U cek më herët se prej virtyteve që stolisin karakterin e çelniktë të muslimanëve është durimi në vështirësi, të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi nuk e humbin shpresën por kthehen e me durim të plotë thonë: ”Ne jemi të Allahut dhe  vetëm tek Ai kthehemi”

Në këto momente shfaqet tërë madhështia e besimit. Në këto momente besimtari e kuptuan drejt rolin dhe misionin e tij në këtë jetë. E kupton se çdo gjë që vjen prej Allahut është sprovë për të. E kupton në këto çaste ëmbëlsinë e imanit, durimit, qëndresës dhe pathyeshmërisë. E kupton se kjo botë është kalimtare dhe se bota tjetër do të jetë vend-shpërblimi i tij.

Pejgamberi a.s. ka thënë:”O Zot  më shpërble për durimin tim në këtë fatkeqësi dhe ma zëvendëso këtë (fatkeqësi) me ndonjë të mirë prej anës Sate”

Në këtë përditshmëri tonë të zymtë është vështirë t’i bindësh njerëzit se kjo botë është një vend ku njeriu ballafaqohet me sfida të ndryshme. Ndodh që pasuria dhe kënaqësitë e kësaj bote ta largojnë njeriun nga rruga e drejtë. Të tillët që pasuria i ka mbërthyer me kthetrat e saj mendojnë se nuk do të  vdesin kurrë, por kur u vie momenti i vdekjes, e kuptojnë se kjo  botë ka qenë vetëm një udhëtim dhe iluzion i shkurtër.

Të tillët nuk kanë ç’të presin ndonjë të mirë a shpërblim te Allahu.

Në anën tjetër, ata që e kuptuan drejt misionin e tyre në këtë botë dhe u përballojnë sprovave e vështirësive, ata janë të dashurit e Allahut:

“Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”.

Allahu xh.sh. e nderoi këtë Ymmet me fenë islame. E zgjodhi prej të tjerëve dhe ia besoi lartësimin e fjalës së Tij. E diti se kjo rrugë e vështirë deri në dritën e udhëzimit hyjnor kërkon durim, sakrifica dhe vetëmohim. Kërkon ballafaqim me sfida të ndryshme si frikë, uri, varfëri, humbjen e më të dashurve, por ata që i përballojnë të gjitha këto, pa u lëkundur asnjëherë nga qëndrimet e veta, vetëm ata janë të denjë që me duart e tyre ta bartin flamurin islam -”La ilahe il-lallah Muhammedun resulullah” . Vetëm të tillët do ta arsyetojnë epitetin e mbrojtësve të Islamit.

O Zot i Madhërishëm! Na bën edhe ne prej radhëve të tyre. Na e dhuro mëshirën dhe kënaqësinë Tënde si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën dhe na bën ngadhënjimtar ndaj armiqve të fesë e të kombit!  Amin

* * *

          Viti që po shkon, përballi Kosovën me njërën prej episodeve më tragjike të historisë së saj. Agresioni serb i filluar në Drenicë në shkurt të këtij viti ndaj popullatës së pafajshme e të pambrojtur shqiptare, ishte vetëm një vazhdimësi e gjenocidit që po ushtrohet ndaj popullit tonë liridashës qe afro një shekull.

Dielli i pranverës së sivjeme sikur humbi shkëlqimin e tij. Retë e zeza skëterrë nga tymi dhe baroti mbuluan Kosovën skaj më skaj. Buzëqeshja sikur u ngri në fytyrat e njoma të fëmijëve. Gjysma e Kosovës u shndërrua në gërmadha. Ndjenjat liridashëse të popullit tonë u shtypën me vrazhdësinë dhe brutalitetin më të egër siç nuk e njeh historia. Por tërë kjo egërsi dhe dhunë e shfrenuar mbi ne, shkaktoi një erupcion ndjenjash, të cilat shpërthyen si një vullkan. Popullata jonë rroku armët për ta mbrojtur nderin, dinjitetin dhe pragun e shtëpisë. Flijoi bijtë dhe bijat e tij, flijoi ardhmërinë e tyre rinore vetëm e vetëm që rrezet e lirisë të ngrohin edhe një herë këto vatra tona stërgjyshore.

       Më kot u munduan këmishëzinjtë të na e thyejnë moralin, shpresën dhe idealin e lirisë. Në shtëpitë e djegura‑gërmadha, si për inat të tyre në këmbë mbetën vetëm oxhaqet e kullave shqiptare. Mbetën të parrënuara sa për t'u treguar se ky popull nuk mund të mposhtet, nuk mund të thyhet. Mbetën për t'iu treguar se ky popull nuk e duron robërinë as zgjedhën e të huajit. Anekënd Kosovës ushtuan malet nga zërat e trimave të lirisë në Drenicë, Dukagjin, Qyqavicë, Shalë të Bajgorës, Jezerc, Llap e Gollap. I treguan armikut se kjo tokë është me zot, se këtë truall ka kush ta mbrojë. Me besim në Zotin dhe dashurinë për atdheun, ata ndezën flakadanin e lirisë në zemrat tona.

Edhe pse shumë nëna mbetën pa bijtë e bijat e tyre, edhe pse shumë fëmijë mbetën jetimë, vdekja e tyre na rikthen kujtesën në fjalët e Allahut xh.sh.:

"E për ata që u mbytën në rrugën e Allahut mos thoni: janë të vdekur, Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre)".

Këta trima që ranë duke mbrojtur nderin dhe dinjitetin e këtij populli të përvuajtur janë të gjallë në zemrat tona, por inshallah këta janë të gjallë e të shpërblyer edhe te Allahu i plotfuqishëm. Kosova duhet të krenohet me ta. Ata ranë për ta përjetësuar lirinë e Kosovës dhe janë më të zgjedhurit në mesin tonë.

Allahu xh.sh. në Kur'anin fisnik thotë:

"Në qoftë se juve ju preku çka u dhemb, edhe atë popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja. Ne këto ditë i ndërrojmë mes njerëzve për t'u ditur tek Allahu ata që besuan dhe për t'i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë. Allahu nuk i do zullumqarët. Allahu dëshiron t'i pastrojë besimtarët, ndërsa gradualisht t'i shkatërrojë mosbesimtarët"

(AliImran. 140‑141)

      Sot mbi supet tona qëndron një përgjegjësi e madhe dhe për hir të asaj që goditi dhe e pllakosi Kosovën, për hir të 1800 viktimave që ranë, për hir të 198 fëmijëve të cilët barbarisht u privuan nga jeta dhe lodrat e tyre fëmijërore, për hir të atyre që janë vrarë dhe ende nuk u dihet varri dhe për hir të atyre që pa faj po mbahen në burgje, duhet të bashkërendisim radhët tona, duhet të bashkohemi e t'i lëmë anash përçarjet mes nesh. T'i lëmë anash interesat personale, sepse ato çojnë ujë vetëm në mulli të armikut.

         Vështirësitë që gjenden para nesh mund t'i tejkalojmë vetëm me besim të madh në Zotin dhe vetëm Atij duke iu mbështetur. Në të kundërtën, mbështetja vetëm në faktorin njeri do të sjellë dëshpërim, përçarje dhe do ta thyejë unitetin tonë.

          Allahu na ndihmoftë që amanetin tonë ta kryejmë me nder e me përgjegjësi!

 

(Marrë nga Takvimi, 1998)

Literatura e konsultuar:

  1. Fahru Rraziu - “Mefatihul Gajb”
  1. Mahmud Hixhazi - “Tefsirul vadih”
  1. Sejjid Kutb - “Fi dhilalil Kur’an”
  1. Abdulhamid Kishku- “Fi rihabi et tefsiri”

Kryesia e BIRK - ut

Bislame.net

Dituria Islame

Tanzil.net

Online

Kemi 9 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kalendari

السبت 19 جمادى الثانية 1446
E shtunë Jumada al-Thanni 19 1446
E shtunë Dhjetor 21 2024

Koloset e tefsirit

IMAGE Shihabud-din Mahmud el Alusi (1217 h.-1270 h)
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Shihabud-din Mahmud el Alusi (1217 h.-1270 h) dhe tefsiri i tij  “RUHUL MEANI FI TEFSIRIL KUR’ANI-L ADHIM VE-S-SEB’IL METHANI”    ... Read More...
IMAGE Muhammed Reshid Rida
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Muhammed Reshid Rida dhe tefsiri i tij TEFSIRUL KUR’ANIL HAKIM i njohur si “TEFSIRU-L-MENAR”   Muhammed Reshid Ridaja i takon plejadës së... Read More...
IMAGE Kadi el Bejdaviu
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Kadi el Bejdaviu dhe tefsiri i tij “ENVARU-T-TENZILI VE ESRARU-T-TE'VILI”   Biografia e tij Emri i tij i plotë është Abdullah ibn Umer ibn... Read More...

Sabri Bajgora -Hytbeja e Kurban-Bajramit 2011