Aktivitetet e Kryeimamit
Në Umre, organizuar nga Ministrisa për çështje fetare të Mbretërisë së Arabisë Saudite
Prej datës 20 deri më 30 Janar 2016, në organizimin e Ministrisë për çështje fetare të Mbretërisë së Arabisë Saudite, ishim në Umre së bashku me Myftiun dhe kolegët nga Kryesia e BIK-ut. Qëndrimi në Medinë dhe në Mekë, ishte rast që përveç kryerjes së obligimeve të Umres, të takonim edhe studentët tanë po edhe kolegë të shumtë nga bota islame. Ndjesia e kënaqësisë shpirtërore nuk mund të përshkruhet, ajo thjesht vetëm përjetohet.