Momenti i fundit

Poezi

Momenti i fundit

Momenti i fundit

 

Humbi forca, u tret shikimi

Trupi nisi me u shtangue

Erdh momenti yt i fundit

Shpirtin Zotit me ja dorëzue

 

Shumë të vështira ato çaste

S’mundet kush me i përshkru

Dridhet trupi nga trishtimi

As ndihmë s’mundesh me kërku

 

Këtu jeta e kësaj bote

Për ty merr fund, përgjithmonë

Afër teje farefisi

Lamtumirën, ty ta thonë

 

Tash i vetëm ti ke mbet

S’mundet kush ma me t’ndihmu

Lutju Zotit, magfiret

Veç Ai mundet me t’shpëtu

 

Shpirti trupin kur e lëshon

Shumë melaqe para të presin

Nëse je ti vepërmirë

Me qefin t’Xhennetit t’veshin

 

Nëse je ti vepërkeq

Frikë e tmerr do të presin

Me qefin të zi katran

Ty melaqet do të veshin.

 

O Allah o mëshirëplotë

Me mëshirë Ti na gjyko

Falna ne gjynahet tona

N’Ahiret, na shpëto.

 

Vetëm Ti je shpresa jonë

Mëshira Jote mbi drejtësi

Në Xhennet Ti na dërgo

Të gjithë ymetin islamijj

 

 

Sabri Bajgora

Vjene-Prishtinë, 04.06.2007.

Kryesia e BIRK - ut

Dituria Islame

Bislame.net

Tanzil.net

Online

Kemi 5 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kalendari

الإثنين 17 رمضان 1446
E hanë Ramadan 17 1446
E hanë Mars 17 2025

Koloset e tefsirit

IMAGE Shihabud-din Mahmud el Alusi (1217 h.-1270 h)
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Shihabud-din Mahmud el Alusi (1217 h.-1270 h) dhe tefsiri i tij  “RUHUL MEANI FI TEFSIRIL KUR’ANI-L ADHIM VE-S-SEB’IL METHANI”    ... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Muhammed Reshid Rida
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Muhammed Reshid Rida dhe tefsiri i tij TEFSIRUL KUR’ANIL HAKIM i njohur si “TEFSIRU-L-MENAR”   Muhammed Reshid Ridaja i takon plejadës së... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE
IMAGE Kadi el Bejdaviu
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Kadi el Bejdaviu dhe tefsiri i tij “ENVARU-T-TENZILI VE ESRARU-T-TE'VILI”   Biografia e tij Emri i tij i plotë është Abdullah ibn Umer ibn... MOD_GLOBALNEWS_READ_MORE_TITLE

Sabri Bajgora -Hytbeja e Kurban-Bajramit 2011