Poezi
Zgjohu Ymet !
Zgjohu Ymet !
Ah si t’ishe tash pranë nesh, o i Dërguari i Perëndisë
Ta shikoje këtë Ymet, në ç’mjerim është katandisë
Pse i harruam këshillat tua, pse harruam bujarinë
Pse harruam njëri-tjetrin, përse mbollëm hasmërinë
Ty të zgjodhi Perëndia, Ta lartësosh fjalën e Tij
Fjala jote ish urtësia, Vepra jote, madhështi
Vallë ku treti krenaria, që stoliste shpirtrat tanë
Vallë ku treti trimëria, që e kishin t’parët tanë
A thua pse kaq jem ligështuar, çfarë po ndodh o Zot me Ne
Vetëm lot, vaj e dëshpërime, ngjajmë si hije që ecin mbi dhe.
A do t’ketë më shpresë për Ne, dielli më a do t’na ndriçojë
A thua kush prej këtij mjerimi, këtë Ymet do ta shpëtojë
Na ndihmo o Zot i Madh, Ta kalojmë këtë plogështi
Na forco Ti me Imam, Na e lehtëso çdo vështirësi
Zgjohu Ymet i Imanit, ngrite zërin në çdo anë
Ktheje lavdinë e Islamit, lësho kushtrimin anembanë.
Sabri Bajgora
5 Nëntor 2006