Poezi
Për Ty o Allah
Për Ty o Allah
Në thellësitë e pafundme të oqeanit shpirtëror
I shkrirë në ekstazën e ëmbëlsisë hyjnore
Ndjej lehtë një dridhje tek më përshkon në kraharor
Allah! O Zot i kësaj ekzistence madhështore
Vetëm Ty të takon përjetësia, Vetëm për Ty është adhurimi
Vetëm Ty të takon pafundësia, Vetëm për Ty është madhërimi
O Zot i vetëm i kësaj gjithësie
Që shpirtrat tanë në Dorë i ke
Na fal neve këtë ndjenjë mirësie
Mos na le të vuajmë, në humbje mos na le.
Zemra ime vetëm Ty të kërkon
Këtë shpirt timin mos e le në errësirë
Emri Yt tërë qenien ma drithëron
Na dhuro o Zot, rahmet e mëshirë
Sabri Bajgora
2.02.2008
Kavajë,