Poezi
Nën hijen e Qabesë
Nën hijen e Qabesë
Kujto besën dhënë Allahut
Përgjegjësinë që e ke marrë
Në tavaf rreth Bejtullahut
Mos u merr më me dynjanë
Hape zemrën, pastro shpirtin
Prej Allahut mëshirë kërko
Para Tij shprehe pendimin
Prej ndëshkimit ti shpëto.
Nuri i zemrës, drita e syrit
Një Allahun e kërkon
Shpirti i kënaqur mendja e ndritur
Malli n’zemër t’përvëlon
Loti i syrit t’rrjedh në faqe
Mallëngjimi të kaplon
Ndjen në shpirt qetësi e paqe
Mëshiruesi t’mëshiron.
Falna Ti ne o Allah
Mëkatar jemi në këtë botë
Për çdo ditë ne bëjmë gjynah
Na mëshiro o i Madhi Zot.
Sabri Bajgora
Nëntor, 2007